
BEAUTY SISTERS
ELEGANCA E NJË VIZIONI, FORCA E NJË DUETI
Në një botë ku bukuria rishpik veten vazhdimisht, disa personalitete dallohen për autenticitetin, kërkesën ndaj cilësisë dhe aftësinë për ta kthyer pasionin në një identitet të vërtetë. Themelueset e Beauty Sisters mishërojnë këtë brez të ri grash sipërmarrëse, që ndërthurin ambicien, kreativitetin dhe përsosmërinë.
Për Paris Style Society, ato rrëfejnë udhëtimin e tyre, etapat që kanë formësuar aventurën e tyre sipërmarrëse, burimet e frymëzimit dhe vizionin e tyre për bukurinë bashkëkohore. Mes rrëfimeve personale, këshillave dhe këndvështrimit të tyre mbi modën, kjo intervistë sjell në qendër dy gra, puna e të cilave pasqyron një kërkim të vazhdueshëm për cilësi, elegancë dhe rafinim.
Një bisedë frymëzuese që feston talentin femëror, shpirtin sipërmarrës dhe pasionin për të bukurën.
A mund të prezantoheni dhe të na tregoni historinë e Beauty Sisters? Si lindi ideja për të krijuar këtë qendër bukurie së bashku?
Beauty Sisters lindi në vitin 2019 nga pasioni ynë i përbashkët për bukurinë, estetikën dhe mirëqenien e njerëzve. Ideja fillimisht erdhi nga Mila, e cila dëshironte të bashkonte përvojën dhe njohuritë tona në një projekt të përbashkët. Të jem e sinqertë, në fillim isha mjaft skeptike dhe duhej të bindesha për këtë ide. Në fillim ishim tre motra në këtë rrugëtim, por që nga viti 2026 Beauty Sisters drejtohet me sukses nga ne të dyja. Qëllimi ynë ka qenë dhe mbetet të krijojmë një vend ku klientët të ndihen të mirëpritur, të kuptuar dhe të trajtuar me profesionalizëm.
Të punosh mes motrash është një aventurë e veçantë. Cilat janë avantazhegt dhe sfidat e ketijë bashkëpunimi familjar në përditshmëri?
Besimi, mirëkuptimi dhe vlerat e përbashkëta janë baza e bashkëpunimit tonë. Sigurisht që ka edhe sfida, por lidhja jonë e ngushtë si motra na bën një ekip të fortë dhe na ndihmon të përballojmë çdo situatë së bashku.
Çfarë ju frymëzoi të ndiqnit rrugën në industrinë e bukurisë? A ka pasur një moment vendimtar në rrugëtimin tuaj profesional?
Dëshira për t’i ndihmuar njerëzit të ndihen më të bukur dhe më të sigurt në veten e tyre ka qenë gjithmonë motivimi ynë. Ne fokusohemi veçanërisht te klientët e rinj, sepse rritemi dhe zhvillohemi së bashku me ta. Kjo krijon një lidhje të fortë besimi. Për shumë të rinj është një avantazh të kenë pranë një ekip që i njeh dhe i shoqëron që në vitet e para, duke krijuar një marrëdhënie afatgjatë dhe të sinqertë.
Sipas jush, çfarë e dallon Beauty Sisters nga qendrat e tjera të bukurisë në Zvicër?
Kujdesi ynë personal, atmosfera familjare dhe standardet e larta të cilësisë na dallojnë nga të tjerët. Pavarësisht suksesit tonë, ne kemi mbetur gjithmonë me këmbë në tokë dhe të afërta me klientët tanë. Pikërisht kjo thjeshtësi, sinqeritet dhe qasje njerëzore vlerësohet shumë nga klientët tanë dhe krijon një marrëdhënie të fortë besimi.
Bota e bukurisë është vazhdimisht në zhvillim. Cilat janë tendencat që ju frymëzojnë aktualistht?
Aktualisht na frymëzojnë më së shumti rezultatet natyrale, kujdesi modern i lëkurës dhe trajtimet e personalizuara. Trajtimet tona më të kërkuara janë filler-at dhe trajtimet me laser. Në rastin e filler-ave, motoja jonë është gjithmonë: „më pak është më shumë“. Për ne nuk ka rëndësi t’i shesim klientit sa më shumë trajtime, por të arrijmë një rezultat harmonik dhe elegant. Qëllimi ynë është që klientja të duket e freskët dhe e bukur, pa u vënë re menjëherë që ka bërë një ndërhyrje estetike. Kur një dëshirë shkon drejt teprimit ose humbet natyralitetin, ne e këshillojmë sinqerisht klienten dhe, nëse është e nevojshme, nuk e rekomandojmë trajtimin.
Çfarë roli luan vetëbesimi në profesionin tuaj?
Vetëbesimi luan një rol shumë të madh në profesionin tonë. Është një ndjenjë e veçantë kur shohim klientet tona të largohen pas një trajtimi më të lumtura, më të kënaqura dhe më të sigurta në veten e tyre. Shpesh ndryshimi nuk është vetëm në pamje, por edhe në mënyrën se si ato ndihen dhe prezantojnë veten. Kjo është ajo që na motivon çdo ditë.
Bukuria dhe moda shpesh ecin krah për krah. Si e përkufizoni marrëdhënien mes këtyre dy universeve?
Moda dhe bukuria janë të dyja forma të shprehjes së personalitetit dhe plotësojnë në mënyrë perfekte njëra-tjetrën. Ne te Beauty Sisters i duam njësoj si modën ashtu edhe bukurinë. Të dyja na frymëzojnë çdo ditë dhe na ndihmojnë të krijojmë stil, elegancë dhe vetëbesim për klientët tanë.
A keni ikona të modës apo bukurisë që ndikojnë në vizionin dhe punën tuaj?
Këtu dallojmë pak: Mila frymëzohet nga gra të forta, autentike dhe nga trendet ndërkombëtare aktuale. Unë, nga ana ime, nuk jam ndjekëse e trendeve – vishem ashtu siç më duket mua e bukur dhe e drejtë, pa u ndikuar nga ajo që është në modë në atë moment.
Si do ta përshkruanit stilin tuaj personal jashtë qendrës së bukurisë ? Jeni më shumë minimaliste, elegante, klasike apo guximtare ?
Ne të dyja jemi pothuajse të njëjta: elegante, moderne dhe të përjetshme në stilin tonë.
Cilat janë projektet dhe ambiciet tuaja për Beauty Sisters në vitet e ardhshme ? A keni shërbime apô koncepte të reja që dëshironi të zhvilloni ?
Viti 2026 ka qenë shumë dinamik dhe intensiv për ne, me shumë zhvillime të reja. Ndër to është shtuar edhe një trajtim i ri, “DNA Lachs Treatment”, i cili është shumë i kërkuar aktualisht.Gjithashtu kemi disa ide për projekte të reja, përfshirë një bashkëpunim të mundshëm me dikë tjetër në vendlindje, por kjo është më shumë e planifikuar për vitin 2027.
Nëse do ta përshkruanit Beauty Sisters me vetëm tre fjalë, cilat do të ishin ato dhe pse?
Elegancë. Besim. Pasion.
Elegancë në gjithçka që bëjmë – besimi si bazë e punës sonë – dhe pasioni që na shtyn çdo ditë dhe që e bën Beauty Sisters atë që është.
Përmes kësaj interviste, themelueset e Beauty Sisters na kujtojnë se suksesi nuk matet vetëm me arritjet, por edhe me pasionin, këmbënguljen dhe vlerat që udhëheqin çdo projekt.
Në Paris Style Society, misioni ynë është të vëmë në pah personalitete që frymëzojnë, inovojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e botës së modës, bukurisë dhe artit të jetesës.
I falënderojmë me gjithë zemër themelueset e Beauty Sisters për besimin dhe bujarinë e tyre, dhe u urojmë shumë suksese në vazhdimin e kësaj aventure sipërmarrëse.
Rikthehuni së shpejti në Paris Style Society për të zbuluar intervista të reja ekskluzive me personalitetet që po formësojnë tendencat e sotme dhe të së nesërmes.


